Isuf Iberdemaj

Ministria e Drejtësisë e ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Qendrës së Paraburgimit për të Mitur në Lipjan, Isuf Ibërdemaj

Drejtori i Qendrës së Paraburgimit për të Mitur në Lipjan, Isuf Ibërdemaj  është shkarkuar nga  detyra  përmes një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë, si rrjedhojë e një raporti të Inspektoratit të kësaj ministrie, që  u cilësua si ndërhyrje në punët e Prokurorisë së Shtetit. Pas këtij shkarkimi është paraqitur  Isuf Ibërdemaj, i cili ka thënë se, lidhur me shkarkimin është njoftuar nga një njoftim i skenuar, por sipas tij ai nuk di më shumë detaje. “Nuk jam i njoftuar më shumë, arkiva e Ministrisë së Drejtësisë e paska dërgu një formë të njoftimit kështu të skenuar, jo diçka më hollësisht nuk di. Fatkeqësisht unë jam jashtë vendit, babanë  e kam në spital dhe deri ka fundi i javës tjetër nuk jam fizikisht atje dhe prandaj edhe nuk e kam ndërmend me u marrë me këtë punë këto ditë. Ibërdemaj ka folur edhe për dyshimet që përmenden si arsye të shkarkimit. Sipas tij Qendra e Paraburgimit ka zbatuar vetëm urdhrat e prokurorisë. Ibërdemaj ka përmendur edhe zëvendës-ministrin e drejtësisë, Blerim Sallahu, që sipas tij ky i fundit ka marrë vendim “për një veprim që është bërë në koordinim dhe me urdhëresë të prokurorit”.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …