Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë kritikoi Prokurorinë Speciale, me pretendim se propagandoi rezultatin e raportit për Astrit Deharin

Pas publikimit të raportit shtesë për rastin e Astrit Deharit, Ministria e Drejtësisë ka drejtuar akuza kundër Prokurorisë Speciale, duke pretenduar  se ka propaganduar rezultatin e raportit. Në një komunikatë për media, Ministria e Drejtësisë ka theksuar se “pas më shumë se pesë vitesh, kur ky rast po vazhdon të hetohet, veçmas pas ekspertizës plotësuese të Institutit zviceran, Prokuroria Speciale e Kosovës, sërish me vrap del për të propaganduar njëanshëm rezultatin e këtij raporti. Ministria ka zbuluar se Prokuroria Speciale  dëshmon për mangësi të theksuar intelektuale, mungesë totale të njohurive shkencore, gjuhë krejtësisht jo profesionale edhe qëllim dashakeq.  Sipas ministres të cilën e drejton Albulenë Haxhiu del se  Astrit Dehari ka vdekur në duart e shtetit. “Papërgjegjësia e organeve të shtetit ka prodhuar edhe këtë situatë të kobshme. Papërgjegjësia e sërishme e organeve, këtë rast e Prokurorisë Speciale, tenton të vrasë zbardhjen e drejtësisë”, është thënë në komunikatën e MD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …