Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje familjes, Dehari, pasi keqpërdori politikisht fatin tragjik të Astrit Deharit

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duhet t’i kërkojë falje familjes Dehari, pasi  e keqpërdori politikisht fatin e tij tragjik.  Reagimi  u shfaq  pas arritjes në Kosovë të ekspertizës zvicerane për rastin e të ndjerit,  Astrit Dehari, sipas së cilës “objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin s’tregojnë tjetër ADN, përveç të atij”. Albin Kurti nuk po e përmend Astrit Deharin sepse fundi i tij tragjik nuk i duhet më për ta përdorur e keqpërdorur politikisht. Nuk do të harrohet kurrë se si Kurti me Vetëvendosjen për pak sa nuk e kallën Kosovën duke akuzuar se shteti e vrau një djalë të ri, në burg. Sot jemi në ditën e tretë pas publikimit të ekspertizës zvicerane, ku saktësohet profesionalisht se  ‘objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin s’tregojnë tjetër ADN, përveç të atij’. Kurti foli në Kuvend për filtera, bojlera, turbina e lopata dhe nuk tha asnjë fjalë për Astritin. Betim Gjoshi ka sqaruar se në kohën kur u kërkua kjo ekspertizë në shtetin e Zvicrës nga vet familja Dehari, Albin Kurti ka qenë në opozitë, ndërsa tani që erdhi përgjigjja, ai është Kryeministër. Atij nuk i duhet më Astriti. Nuk i shërben për asnjë betejë. A e keni parë se si Albin Kurti nuk i takon as prindërit e Astritit, ka thënë Betim Gjoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …