Brickos

Ministria e Ekonomisë: Përhapja e panikut në kushte të emergjencës shëndetësore është e dënueshme me ligj

Ministria e Ekonomisë: Përhapja e panikut në kushte të emergjencës shëndetësore është e dënueshme me ligj

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në bazë të Ligjit 03/L-244 për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Neni 9 përcaktohet se vendndodhja e rezervave shtetërorë është sekret shtetëror dhe të gjitha të dhënat mbi to ruhen me fshehtësi. Lajmi i publikuar në disa media-portale mbi “sasinë e grurit në rezervat dhe zhdukjen e një sasie” nuk është në pajtueshmëri me ligjet në fuqi. Sidomos në kohën kur i gjithë vendi përballet me gjendjen e pandemisë nga COVID 19. Ne jemi të angazhuar në maksimum që bashkërisht me prodhues dhe tregtues të grurit dhe miellit ta krijojmë SIGURINË MAKSIMALE TË FURNIZIMIT e paraqitur pas rritjes së papritur të blerjeve të miellit nga konsumatorët.

Do ta tejkalojmë shpejt, bazuar në bashkëpunimin me të gjithë prodhuesit të cilët janë duke punuar me kapacitete të plota. Si dhe ne në vazhdimësi kemi sasi të importit dhe gradualisht kërkesa në treg po shënon rënie. Shkrimi në media i publikuar në situatën në të cilën gjendemi nuk i kontribuon mobilizimit të përgjithshëm shtetëror e qytetar. Rezervat shtetërorë menaxhohen bazuar në ligjin për rezerva shtetërorë dhe vihen në qarkullim prapë bazuar në ligj duke e vlerësuar situatën.

Si ministri jemi të angazhuar që qytetaret mos të ndjejnë mungesën e produkteve esenciale, ku të gjitha bizneseve u jemi falënderues për ndjenjën e përgjegjësisë për të qenë korrekt me klientët e tyre konsumator. Dhe i nxisim që të jenë në lartësinë e përgjegjësisë që e kanë këto kohë.

Sasitë të cilat janë përfolur në shkrim nuk na lejon ligji t’i komentojmë. Njëjtë sikurse nuk na lejon i njëjti ligj që të flasim për ndonjë parregullsi në këtë çështje.

Duke qëndruar në konsistencë të punës për  tejkalimit të problemit ftojmë që mos të ngritën dyshime për temat të cilat nxisin panikun tek qytetarët, të cilët po përballen dhe ashtu me plot vështirësi në familjet e tyre.

Jemi këtu të hapur për këdo bazuar në ligjet në fuqi që të ofrojmë transparencë për secilin problem. Me mirësjellje ju lusim që për shkak të rrethanave aktuale të qëndrojmë në linjë bashkëpunimi me ju për misionin tonë të shenjtë ruajtjen e shëndetit të qytetarëve përball rrezikut që na ka prekur, ne dhe tërë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …