leoni

Besnik Bislimi

Ministria e Financave dhe Transfereve ka aprovuar Planin Operacional për Pakon Emergjente

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka aprovuar Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente. Sipas këtij vendimi, obligohen të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të propozojnë vendimet shtesë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e Planit Operacional për Implementimin e Pakos Fiskale Emergjente. Masa e parë e këtij plani është pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale për të gjithë përfituesit e skemave sociale për muajin prill dhe maj. Masa e dytë është pagesa shtesë në vlerë prej 30 euro në muaj për të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore në vlerë më të ultë se 100 euro. Masa e tretë – Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik. Plani Operacional për Pakon Fiskale Emergjente parasheh edhe disa masa tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …