Ministria e Infrastrukturës bënë të ditur se të gjitha rrugë në Kosovë janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës bënë të ditur se të gjitha rrugë në Kosovë janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës bënë të ditur se në të shtatë regjionet e Kosovës, rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim. Sipas këtij njofimi në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. “Në rajonin e Pejës, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe në gjendje normale, por që sipas nevojës, po bëhet shpërndarja e kripës në rrugët e viseve malore. Rrugët janë të kalueshme edhe në rajonin e Ferizajt. Infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim. Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka të reshura të borës dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme, me përjashtim të intervenimeve në zonat e ulëta dhe me mjegull. Ndërkaq në autoudhën R6 Doganaj-Hani i Elezit, për shkak të temperaturave nën zero (-0) dhe lagështisë së krijuar në shtresa qarkulluese, është hedhur kripë, si preventivë në parandalimin e krijimit të ngricave në shtresa qarkulluese. Në përgjithësi, të gjitha rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …