Ministria e Infrastrukturës: Me gjithë reshjet e borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës: Me gjithë reshjet e borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për mediet ka bërë të ditur se me gjithë reshjet e vazhdueshme të borës, rrugët në vend vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim. MI ka këshilluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit. Ministria  thotë se ekipet mbështetëse të kësaj ministrie dhe kompanitë e kontraktuara po punojnë në mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, ndërsa, menaxherët rajonalë po e monitorojnë gjendjen e tyre. “MI është duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës, si dhe me ekipet lokale nëpër komunat e Kosovës, për të mundësuar qarkullimin pa probleme. Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes maksimal në komunikacion, të respektojnë Ligjin dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore gjatë udhëtimit”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …