Brickos

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj falënderoi bashkatdhetarët që protestuan në Colmar të Francës për lirimin e tij

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i kënaqur lidhur me mbështetjen që po i jepet nga bashkatdhetarët tanë nëpër shtetet e Evropës  për lirimin e tij. Në një postim të tij lidhur me këtë rast ai ka shkruar: Të nderuar bashkëkombas nga Diaspora, E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!E di që keni udhëtuar edhe me mijëra kilometra, por vetëm ata që janë të vendosur, arrinë atje ku janë nisur. Kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj! Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më! Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë!

Juaji,  Ramush Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …