Brickos

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS, NGRIT CILËSINË E AFTËSIMIT TË LIGJËRUESVE PROFESIONAL PËR PATENTË SHOFER

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të mërkurën ka nënshkruar udhëzimin administrativ NR. 09/2018 për ndryshim dhe plotësim të udhëzimit administrativ NR. 21/2017 për mbajtjen e trajnimeve dhe seminareve në fushën e patentë shoferit. Plotësimet dhe ndryshimet e bëra kanë për qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave për aftësimin e ligjëruesve profesional në fushën e patentë shoferit. Një nga ndryshimet është kohëzgjatja e dhënies së autorizimit për subjektin, i cili tani është 5 vjet.

Gjithashtu sigurohet cilësia e programeve për seminaret e nevojshme të cilat duhet të akreditohen nga organi kompetent, Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …