Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka reaguar ndaj situatës në pjesën veriore të vendit tonë

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka reaguar ndaj situatës në pjesën veriore të vendit tonë dhe ka dënuar ashpër incidentet e mbrëmshme në Kosovë dhe ka thënë se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. “Ne i dënojmë ashpër incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: Aleanca me ofertën e saj e ka treguar se interesin e vendit e vendos para interesit partiak

Duke komentuar deklaraten e liderit të partisë Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me me mos marrjen …