Ramush Haradinaj

Haradinaj: Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë

Duke komentuar njoftimet dashakeqe se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka munguar në takimin e kryetarëve të partive opozitare të mbajtura sot me kryeministrin, Albin Kurti, ai ka shkruar se gjithmonë ka qenë dhe është i gatshëm për ta dhënë kontributin e tij maksimal për Kosovën.

“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!

Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.

Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!

Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.

Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!

Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.

Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë përhershëm!, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …