Ministria e Shëndetësisë ju ka bërë thirrje banorëve të zonave të përmbytura që ujin për pije ta vlojnë para përdorimit. “Ministria e Shëndetësisë njofton se si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështirësuar dukshëm. Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse. Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Osmani dhe Kurti duhet t’i shpjegojnë qytetarëve ndryshimin e qasjes së tyre
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin …