Kreu i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin ka lënë të nënkuptohet se Rusia mund t’i përdor armët bërthamore ndaj Ukrainës

Kreu i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin ka lënë të nënkuptohet se Rusia mund t’i përdor armët bërthamore ndaj Ukrainës, nëse do të vije deri te një përshkallëzim i luftës mes dy shteteve. Ai ka tërhequr vërejtjen se nëse “Uashingtoni dhe shtetet e NATO-s furnizojnë me armë, që mund të përdoren për të goditur qytetet civile dhe për përpjekjet për të marrë nën kontroll territoret tona… kjo do të çojë në ndërmarrjen e masës hakmarrëse, duke përdorur armët më të fuqishme”, ka shkruar kreu i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin. Ai ka shkruar gjithashtu se premtimi nga Perëndimi që t’i ofrojë armë shtesë Kievit mund të çojnë në një nivel të ri luftën në Ukrainë, që mund të rezultojë në një “katastrofë globale”. Këto reagime të tij vijnë pasi përfaqësuesit e 54 shteteve javën e kaluar u mblodhën në Gjermani për të koordinuar ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi godet Konjufcën për fjalimin në OKB: Zëri i Kosovës për Hagën ishte i zbehtë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar ashpër paraqitjen e ministrit të …