Shkatërrimi sistematik i cilësisë së arsimit në Kosovë ka një adresë dhe ajo është Qeveria e Kosovës, Ministra e Arsimit...

Ministrisë së Arsimit po i kërkohet që ta rrit numrin e psikologëve dhe pedagogëve të angazhuar në shkolla

Konkursi i hapur ditë më parë nga Ministria e Arsimit për pranimin në punë të  30 psikologëve dhe 20 pedagogëve në shkolla, është kritikuar nga njohës të çështjeve të arsimit dhe nga përfaqësues të Komisionit parlamentar për arsim, meqë ata konsiderojnë se numri i këtyre profesionistëve është i pamjaftueshëm karshi kërkesave të shkollave. Aktualisht në gjithë Kosovën janë vetëm 80 psikologë dhe pedagogë të angazhuar në shkolla. Ministrisë po i kërkohet që të hapë sërish konkurs dhe të shtojë numrin e psikologëve dhe të pedagogëve në institucione shkollore. Kjo, pasi një pjesë e madhe e shkollave nuk kanë fare të angazhuar profesionistë të tillë. Angazhimi i tyre në shkolla parashihet me Ligjin për arsimin parauniversitar. Kryetari i Komisionit parlamentar për arsim, Ismajl Kurteshi, ka thënë se Ministria është dashur të kërkojë më shumë psikologë dhe pedagogë në konkursin e fundit. MASHT-i, sipas tij, duhet të gjejë mënyra për shtimin e tyre, pasi, siç ka shtuar, nevoja për angazhimin e tyre është shumë e madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …