Lutfi Haziri: Nuk duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato ndaj PDK-së si debat i brendshëm

Lutfi Haziri thotë se në vjeshtën e këtij viti do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se këtë vit do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai ka theksuar se partitë politike duan të ketë marrëveshje për zgjedhje. “Zgjedhjet janë të paevitueshme këtë vjeshtë. Njëra prej kushteve determinuese është dialogu, rënia e politikës dialoguese me Serbinë. Pritet të këtë marrëveshje politike për zgjedhje, ose marrëveshje për mocion”, ka thënë ai. Sipas tij, jo vetëm partitë politike, por edhe grupet apo individët në Kuvend dëshirojnë ta dinë se çfarë pozicioni do të kenë pas zgjedhjeve. “Nuk po duan të shkojnë në zgjedhje pa marrëveshje politike. Secili grup apo individë politik po dëshiron ta dijë cili është pozicioni i tij pas zgjedhjeve. Për këtë LDK e ka marrëveshjen për zgjedhjet, por duhet duhet të jenë edhe partitë tjera politike. Pra janë dy opsione ose marrëveshje politike ose mocion për rrëzim të Qeverisë, nuk ka tjetër”, ka thënë Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …