Ministrja e Mbrojtjes se Gjermanisë, Ursula fon der Lejen është zgjedhur nga presidente e Komisionit Europian

Ministrja e Mbrojtjes se Gjermanisë, Ursula fon der Lejen zgjedhet presidente e Komisionit Europian

Udhëheqësit europianë kanë zgjedhur ministren e mbrojtjes gjermane, Ursula fon der Lejen, për postin më të lartë të bllokut, presidente të Komisionit Europian. Vendimi u mor pas një samiti maratonë prej tri ditësh, dhe emërimi i saj, aleates së ngushtë të Merkelit, ka qenë surprizë për të gjithë, pasi shumë kandidatë të tjerë ishin refuzuar. Nëse Parlamenti Europian e voton kandidaturën e saj, ajo mund të hyjë në histori si presidentja e parë femër e Komisionit Europian. Drejtuesja e FMN-së, Kristinë Lagardë, është kandiduar për drejtimin e Bankës Qendrore Europiane, që tani mbahet nga Mario Dragi, personi që shpëtoi euron gjatë krizës së borxheve në eurozonë.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …