Kadri Veseli: PDK-ja do të jetë prijëse e interesit nacional, vlerave demokratike dhe zhvillimit të vendit

Kadri Veseli: PDK-ja do të jetë prijëse e interesit nacional, vlerave demokratike dhe zhvillimit të vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar strukturat e zgjedhura të degës së PDK-së në Besianë, ku potencoi suksesin e procesit zgjedhor demokratik në këtë degë, si dhe Konventën e nëntë zgjedhore, ku u manifestua unitet i fuqishëm dhe përcaktim për Dekadën e Re. Ai ka ritheksuar se PDK-ja ashtu si deri tani edhe më tej, do të jetë prijëse e interesit nacional, vlerave demokratike dhe zhvillimit të vendit. Kreu i PDK-së tha se reformat në partinë më të madhe në vend do të vazhdojnë për ta fuqizuar vizionin dhe për ta zhvilluar vendin. Kryetari Veseli potencoi po ashtu se Dekada e Re, si platformë, është gjithëpërfshirëse, me vizion të qartë për rininë dhe perspektivën e secilit qytetar, duke mos përjashtuar profesionin dhe mundësinë e secilit qytetar të vendit. 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Programi Kompakt do të ndihmojë në fleksibilitet dhe stabilitet në sektorin e energjisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se hyrja në fuqi e Programit Kompakt …