Ministrja Albena Reshitaj: Radio Kosova e Lirë e motivoi dhe mbajti të gjallë shpresën për liri e pavarësi

Ministrja Albena Reshitaj: Radio Kosova e Lirë e motivoi dhe mbajti të gjallë shpresën për liri e pavarësi

Një ditë që lamë pas ka qenë dita botërore e radios. Ndërsa për ndër të kësaj dite ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj e ka kujtuar Radion Kosova e Lirë duke thënë së nuk duhet të harrohet kontributi i dhënë i këtij mediumi për t’i mbajtur të informuar qytetaret në vitet më të vështira në të cilat ka kaluar Kosova.

“Me këtë rast kujtojmë kontributin e gjithë atyre gazetarëve që punuan në radio, përmes së cilës mbajtën të informuar qytetaret edhe në vitet më të vështira në të cilat ka kaluar Kosova. Mos të harrojmë kontributin e jashtëzakonshëm të Radio “Kosova e Lirë” që motivoi dhe mbajti gjallë shpresën për Liri e Pavarësi”, ka shkruar në një postim të saj Reshitaj

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …