Ministrja Donika Gërvalla ka deklaruar se Serbia është kthyer në kërcënim për rajonin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se Serbia është kthyer në kërcënim për rajonin. Ajo ka shtuar më tutje se Kosova e Bosnja-Hercegovina po kërcënohen nga ky shtet. “Si aleate, madje edhe satelit i Rusisë, ajo jo vetëm që sulmon shtetet fqinje, siç ishte rasti me 24 shtatorin e vitit të kaluar në Kosovë, por edhe i garanton Rusisë, Kinës dhe tashmë edhe Iranit hapësirë të mjaftueshme për të vepruar në Evropë nga thellësia e Ballkanit Perëndimor” njofton të ketë deklaruar ministrja Donika Gërvalla, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë. Kjo ministri njofton se këta deklarata, ministrja Donika Gërvalla i ka bërë në një tryezë diskutimi në Institutin “Hudson” në Uashington.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi me shtabet zgjedhore: PDK e gatshme për fitore më 12 tetor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim me shefat e …