Ministrja Dumoshi ndau çmimin për filmin “Sans le Kosovo”

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “Dokufest” që u mbajt në Prizren nga 4 deri në 12 gusht.

Ministrja Dumoshi i ndau çmimin autores Dea Gjinovci për shpalljen e filmit të saj “Sans le Kosovo”, si filmi fitues në kategorinë e filmave kombëtarë.

Dumoshi festivalin “Dokufest” e vlerëson njërën ndër ngjarjet kulturore më të rëndësishme në vend i cili tashmë e ka vendosur Kosovën në hartën ndërkombëtare kulturore. Ky festival shërben gjithashtu edhe për promovimin e mëtejmë ndërkombëtar të vendit tonë.

Festivali “Dokufest” ka pasur gjithsej gjashtë kategori: Balkan Dox, International Dox, Human Rights Dox, Green Dox, International Shorts dhe National. Gjatë nëntë ditëve sa është mbajtur festivali, kanë garuar 88 filma në këto kategori.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …