Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është ftuar nga Prokuroria Speciale që të dëshmojë lidhur me rastin e Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është ftuar nga Prokuroria Speciale që të dëshmojë lidhur me rastin e Astrit Deharit. Ajo ka sqaruar  se thirrja për t u paraqitur në Prokurori  është bazuar në një status të saj të postuar në rrjete sociale në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit. Zonja Haxhiu  ka shkruar se Prokurori Special, Afrim Shefkiu, ka kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! Ajo ka thënë se një prokuror duhet ta dijë se Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefkiu e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit. Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Albulenë  Haxhiu ka thënë se do ta japë dëshminë e saj lidhur me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …