Brickos

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Ministri, Taulant Balla, ka dënuar sjelljen e dhunshme me zbrazjen e tymit në opozitës në Kuvend nga deputetët e Sali Berishës

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka dënuar sjelljen e opozitës në Kuvend. Ai iu drejtua demokratëve duke iu thënë se po keqpërdoren nga Sali Berisha. Ai njeriu prej 33 vitesh është munduar të dëmtojë sa të ketë mundësi imazhin e Shqipërisë, por tashmë është përpjekje e dështuar. Vendosja e flakadanëve është vepër penale, mos u bëni mish për top për hallin e një personi të vetëm”, theksoi Balla. Lidhur me kërkesat e opozitës për Komisionet Hetimore, Balla tha se nuk i kanë ezuaruar të gjitha hapat ligjorë. Thirrja ime ndaj pjesës më të madhe të deputetëve, mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu të vetëm. Ky njeri e ka marrë peng PD prej 30 vitesh. Kjo që ndodh sot në sallë nuk ka të bëjë me parlamentarizmin. Meqë kërkoni komisione hetimore, pse nuk mblidhni firma të shkoni në Gjykatë Kushtetuese. Nëse vendos se iu është mohuar e drejta jam dakord. Mos harroni se detyra e Kuvendit është zbatimi i Kushtetutës. Mos u përdorni për interesin personal të individit, nuk kam asnjë keqardhje për individin por për imazhin e keq që po i bëni Shqipërisë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …