Komuna e Malishevës organizon meçin për titull të kampionit të botës në Muay Thai (Tai boks), në mes të Luan Rudaj dhe Masoud Raeisi

Ngjarja më e madhe sportive e organizuar ndonjëherë nga Komuna e Malishevës po afrohet. Kampioni ynë, bashkëvendësi, Luan Rudaj, do ta mbrojë titullin e botës në sportin “Muay Thai, kundër iranianit Masoud Raeisi. Kjo ngjarje e madhe që do të shoqërohet edhe me disa ndeshje tjera, dhe me një program të pasur artistik, siç edhe jeni të informuar, do të zhvillohet këtë të shtunë, më 11 nëntor 2023, duke filluar nga ora 16:00.

Paraprakisht, të premten më 10 Nëntor, do të bëhet matja zyrtare e peshës së dy sportistëve dhe më pas do të mbahet një konferencë për media, ku do të flasin Rudaj, Raeisi, Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z.Fitim Shala. Konferenca dhe matja zyrtare e peshës, mbahet të premten, më 10 Nëntor, në restaurant “Mani Premium” në Malishevë dhe fillon në ora 18:00.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …