Komitetit për Komunitete në Malishevë mbajti mbledhjen  e XI-të  të rregullt për vitin 2023

Komitetit për Komunitete në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen  e XI-të  të rregullt për vitin 2023. Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Amrush Helshani para anëtarëve prezantoi rendin e punës të kësaj mbledhje me pikat të cilat u miratuan pa ndryshime. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluar, takimi me Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale z. Shqipron Berisha, takimi me Drejtorin e Inspektoratit, Hafir Rexha dhe Të ndryshme. Drejtori i Drejtorisë për Inspektoratin e Komunës së Malishevës, Hafir Rexha, njoftoj pjesëmarrësit e mbledhjes me detyrat për sektorët të cilët janë nën përgjegjësinë e kësaj drejtori, inspektimet të cilat i bëjnë në biznese dhe fushëveprimatri tjera brenda territorit të komunës së Malishevës, si dhe kërkoi nga anëtarët e komitetit për komunitete dhe prej gjithë qytetarëve, bashkëpunim të plotë me qëllimin e vetëm, që të ruajmë shëndetin e qytetarëve tanë, kurse si kërkesë për ta dhe qytetarët, kërkoi që  të lajmërojnë në çdo kohë si për produktet ushqimore të skaduar edhe për çështje tjera, që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shëndetin e tyre. Kurse, ne si institucione tha Rexha do ta zbatojmë ligjin në plotni për të gjithë ata të cilët nuk i përmbushin kriteret për të zhvilluar veprimtaritë afariste.

May be an image of 6 people

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …