Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur pakënaqësinë e saj në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur pakënaqësinë e saj në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shprehur pakënaqësinë e saj në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshëm Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Asaj i duket  i habitshëm fakti sesi Gjykata Kushtetuese e ka përmendur se përzgjedhja e anëtarit nga Avokati i Popullit është anti-kushtetues. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se disa nene të këtij Ligji nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas vendimit të Gjykatës, Ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e Këshillit Prokurorial dhe e nenit për të Drejtën për Mjete Juridike. Të gjitha këto saktësime të Gjykatës Kushtetuese i duken të habitshme zyrtares së Vetëvendosjes  e cila përfaqëson drejtësinë,  në Qeverinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …