Ahmet Grajqevci: Shkrimi i gazetarës Blerta Ahmeti "Pritet kthimi i eshtrave të profesor Ukshin Hotit" është i pavërtetë dhe tendencioz

Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë e konsiderojnë të pa qartë pajtimin ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Ohër

Përfaqësuesit e shoqatave të të zhdukurve në Kosovë e konsiderojnë të pa qartë pajtimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër, sa i përket deklaratës për Personat e Zhdukur gjatë luftës. Sipas tyre kjo marrëveshje, është “marrëveshja me e mirë nga të këqijat. Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë, nuk beson në këtë drejtim, ndonëse sipas thotë se për familjarët e personave të zhdukur kjo marrëveshje është “më e mira nga të këqijat. Unë mendoj që kjo marrëveshje dhe ky aneks tash është bërë prej më të këqijave më e mira. Se ky proces, e ka edhe një afat, ky aneks, që brenda një viti të rrumbullakohet procesi për persona të zhdukur. Shpresoj që pala shqiptare nuk do të ngec në këtë proces, gjithherë skeptike është pala serbe e cila ka ngecje edhe gjatë takimeve pala serbe që sa kohë e ka ndërprere bisedimet e grupit punues. Kjo është ajo që na brengos ne. Për familjarët besoj që duhet te  jetë më e mirë prej të këqijave”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …