Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, prit në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka pritur në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu me të cilin ka diskutuar për agjendat e përbashkëta në lëmin e sundimit të ligjit, me theks të veçantë reformimin e legjislacionit në funksion të shtetit ligjor.  Gjatë këtij takimi, ajo ka falënderuar Z. Braathu për kontributin e tij dhe të OSBE-së në fushën e Drejtësisë. Ministrja Hoxha theksoi nevojën e mëtejme për mbështetje nga OSBE-ja gjatë procesit të vlerësimit gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë, kontribut i cili është i mirëpritur duke theksuar se ka mundësi të intensifikohet dhe thellohet bashkëpunimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po avancon “Zajednicën” pa transparencë dhe pa llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur …