Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha kërkon angazhim maksimal për realizimin e projekteve të BE-së

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha kërkon angazhim maksimal për realizimin e projekteve të BE-së

Sot është mbajtur takimi iniciues i procesimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian, ku morën pjesë ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, drejtues të Zyrës së BE-së, diplomatë dhe drejtues institucionesh ekzekutive të Qeverisë së Kosovës.

 Në hapjen zyrtare, u prezantua qasja e përbashkët që do të ndiqet nga ana e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë së Integrimit Evropian si koordinuese nga ana e Kosovës, për afatet kohore të procesit të programimit, sektorët që do të përkrahen nga këto programe.

Ministrja Hoxha, në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për IPA, ka theksuar se qëllimi i institucioneve të Kosovës është që duke filluar prej tani e deri në mesin e vitit të ardhshëm, ta kryejnë të gjithë procesin e programimit të IPA 2019 dhe IPA 2020. “Ashtu që më pas, të kemi kohë të përqendrohemi në fazën e planifikimit për instrumentin e ri që do të zhvillohet për periudhën e re financiare të BE-së, 2021-2027”, ka thënë Hoxha. Ministrja ka theksuar se pret nga përfaqësuesit e Zyrës së BE-së të njoftojë rreth kufijve financiarë të programeve 2019 dhe 2020, afatet e nevojshme për të dorëzuar kërkesat te BE-ja për financim, rreth sektorëve të cilët do të financohen, si dhe rreth modaliteteve të zbatimit të projekteve në këta sektorë.

“Ministria ka pranuar një numër propozimesh nga ana e institucioneve tona dhe ne e kemi njoftuar paraprakisht Zyrën e BE-së për këto kërkesa. Duke filluar nga sot, së bashku të nisim një dialog ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së rreth ideve më të mira për mbështetje, duke u bazuar në kufijtë financiar të cilët janë vendosur nga BE-ja. Prandaj, ftoj përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që sot të prezantojnë propozimet për projektet e tyre dhe të paraqesin se cilat janë prioritetet më të rëndësishme të tyre”, ka thënë ministrja Hoxha. Pas fjalës hyrëse të ministres Hoxha, u paraqiten propozimet dhe projektet që priten të financohen nga BE-ja, me IPA 2019, IPA 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …