Skënder S. Kapiti

Skënder Kapiti: FIFA dhe Erdogan

Nëse FIFA pas ankesës së Federatës Serbe të Futbollit ndëshkon Shaqirin dhe Xhakën pse ata bënë shqiponjën me duar gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi  pas shënimit të golave nga ana e tyre, atëhere çfarë do të duhej të  bënte Presidenti turk Erdogan  me Shefin e kabinetit të tij si dhe me Këshilltarin e parë të tij kur ata bënë me duar  shqiponjën shqiptare pas takimit të ishpresidentit të Shqipërisë Nishani me ate turk Erdogan,  madje edhe në Rezidencën e Presidencës Turke në Ankara?!

Si ka “mundësi” që në Presidencën turke ,funksionarët e lartë turq dhe ata më pranë Erdoganit të bëjnë me duar  ashtu si shqiptarët  simbolin e shqiptarëve, shqiponjën e Skënderbeut ,kur turkofobët e Kosovës dhe të Shqipërisë e akuzojnë Erdoganin si neootoman, nacionalist dhe diktator, dhe po këta turkofobë bëjnë sikur u vjen keq për demokracinë në Turqi dhe u vjen keq edhe pse dështoi grushti i shtetit në Turqi, por edhe “u vjen keq” për turqit se përse fitoi zgjedhjet përsëri Erdogani në Turqi!? Sa çudi?! A mos u vjen keq këtyre turkofobëve edhe pse Turqia dhe Erdogani janë miq të mëdhenj të shqiptarëve, apo edhe pse Erdogan dhe Turqia ishin forca kryesore e NATO-s pas SHBA-ve që çliruan Kosovën dhe po kështu Turqia dhe Erdogan ishin njohësit e parë të Pavarësisë së Kosovës!?

Erdogan  me Flamurin e Kosovës në qafë

 Edhe Papa Francesku e ka bërë me duar simbolin e shqiptarëve në respekt të kombit shqiptar, pavarësisht se Vatikani nuk e ka njohur akoma Kosovën ashtu si aleatët e  Serbisë  Rusia, Kina, India, Brazili etj. Ai nuk e pyeti Serbinë që ta bëjë apo jo me duar simbolin e shqiptarëve.

Nuk e di dhe as që mund të paramendohet që të ketë ndonjë rregull nga  FIFA e cila nuk lejon dhe ndëshkon lojtarët të cilët bëjnë simbolin e përkatësisë së tyre kombëtare?! Nuk besohet se FIFA do të ndëshkojë dy futbollistët shqiptarë, pse ata krenohen me përkatësinë  e tyre kombëtare shqiptare.

Dy personat më të besuar të Erdoganit, shefi i kabinetit të Presidentit të Turqisë dhe këshilltari i parë i Erdoganit bëjnë shqiponjën me duar, simbolin e shqiptarëve, dhe askush nuk u ka thënë në Turqi, pse?

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …