Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha: Kosova e gatshme të zbatojë rekomandimet e agjendës evropiane

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha: Kosova e gatshme të zbatojë rekomandimet e agjendës evropiane

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka kërkuar më shumë përkushtim për zbatimin e prioriteteve, me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit dhe përmirësimit të klimës së investimeve si dhe avancimin e politikave të punësimit dhe arsimit të lartë. Ajo këto komente i bëri me rastin e promovimit të Raportit të Agjendës Evropiane të Reformave të hartuar nga grupi hulumtues Balkans Policy Research Group (BPRG), ku morën pjesë Kryeministri Haradinaj, Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ministra dhe ekspertë e përgjegjës institucionesh për procesin integrues. Ministrja Hoxha tha se në raportin e publikuar sot, njëra ndër rekomandimet e para ishte edhe caktimi i prioriteteve për vitin 2018, ndërsa vuri në dukje punën intensive me Zyrën e Kryeministrit që të përshpejtohen proceset integruese.

“Ne i konsiderojmë vlerat evropiane si tona, dhe rrugëtimi jonë nuk është i plotë pa u bashkuar në familjen evropiane. Agjenda Evropiane e Reformave do të jetë dokumenti bazë i cili do të sjellë reformat e kërkuara dhe rrjedhimisht zbatimin e prioriteteve të caktuara”, tha Hoxha. Ajo theksoi se procesi i integrimit evropian kërkon kontributin edhe të gjithë qytetarëve, ndërsa kërkoi të punohet  së bashku në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …