Ministrja e Jashtme, Donika Shvarc e ka vendosur ministrinë, asistenten dhe vulën e MPJD-së në dispozicion të vajzës së vet

Vula e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nën qeverisjen e Donika Gërvallës po përdoret edhe për punë familjare. Një dokument i rëndësishëm është nënshkruar dhe vulosur nga ky institucion për vajzën e saj. Nora Schwarz, vajza 16-vjeçare e ministres Gërvalla-Schwarz, ka marrë certifikatë për kryerje të praktikës në kabinetin e MPJD-së për nevoja të shkollimit të saj në Gjermani, pa e kryer fare.  Ministrja Gërvalla e ka vendosur ministrinë, asistenten dhe vulën e MPJD-së në dispozicion të vajzës së vet. Një shembull i tillë, që një e mitur të përfundojë praktikë dhe të certifikohet nga institucionet e larta, nuk është hasur deri më tash në Kosovë. Kjo praktikë në kabinetin e nënës së saj, e cila drejton një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit, siç shkruan në dokumentin zyrtar, është kryer sipas dispozitave të ligjit gjerman. Vajza e ministres Gërvalla-Schwarz, Nora Schwarz, sipas punonjësve të kësaj ministrie, është parë gjithsej 2-3 herë në objektin e MPJD-së duke e vizituar nënën e saj prej kur ajo është ministre, por nuk ka kryer kurrfarë praktike në këtë dikaster qeveritar. Përkundër kësaj, vajzës së ministres i është lëshuar një certifikatë nga MPJD, e nënshkruar nga asistentja personale e Gërvallës, e cila mban vulën e MPJD-së, por që nuk figuron askund si e protokolluar dhe e arkivuar, sikur ky institucion të ishte kompani private e familjes Gërvalla. Në njërin nga dokumentet e siguruara nga Demokracia.com tregohet sesi kabineti i ministres Donika Gërvalla – Schwarz shpreh gatishmëri që nxënësen Nora Schwarz nga Gjimnazi në Oelberg, Konigswinter-Oberpleis, ta angazhojë si praktikante në kabinetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Dokumenti në fjalë mban vulën e MPJD-së dhe nënshkrimin e asistentes së Gërvallës, Besiana Havollit. (Demokracia.com)

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …