Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka kërkuar nga ministri i Financave, që të gjenden mundësitë që edhe shërbimi korrektues të jetë i përfshirë në pakon e emergjencës. Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi, derisa ka potencuar se këtë e ka bërë pas kërkesave nga zyrtarët e SHKK-së. Ministrja ka theksuar se personeli i shërbimit korrektues, deri tani ka qenë në krye të detyrës dhe i përkushtuar për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të burgosurve. Ajo tutje ka shkruar se Ligjin për Shërbimin Korrektues dhe shumë ligje tjera, tentuan t’i ndalin ata që e rrëzuan Qeverinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
