kek baneri
valamobile
mbpzhr 2018
Fillimi / Lajmet / Ministrja Hoxha: Integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë, agjenda evropiane na bashkon, të gjithëve
Hoxha: Qëndrimet e Sholtes dhe Fajon rikonfirmojnë vizionin dhe besimin tonë, në punën e përbashkët me BE-në

Ministrja Hoxha: Integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë, agjenda evropiane na bashkon, të gjithëve

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare, ku morën pjesë 53 studentë të ardhur nga 23 vende të botës, tema e së cilës ishte perspektiva evropiane e Kosovës.

“Integrimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë. Agjenda evropiane është agjenda e cila na bashkon, të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare apo politike. Kjo rrugë kërkon përpjekje të fortë nga ana jonë në mënyrë që të përshpejtojë reformat e brendshme. Republika e Kosovës është në fazën e procesit të liberalizimit të vizave me BE-në, kemi arritur të përmbushim të gjitha detyrimet e kërkuara nga BE-ja, presim së shpejti të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve tanë. Stabiliteti ynë i brendshëm, funksionimi demokratik i rendit dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë për secilin qytetar të Kosovës, është një përpjekje e përhershme e jona”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë vazhdon të mbetet në shkallë të njëjtë pavarësisht reshjeve të fundit të borës

Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë vazhdon të mbetet në shkallë të njëjtë pavarësisht reshjeve të fundit të borës

Ajri nuk arrin të pastrohet pavarësisht reshjeve të borës së fundmi në kryeqytet. Niveli i ...