Bajram Arifi

Bajram Arifi: Tri komunat e Kosovës Lindore, patjetër duhet të bashkohen me Kosovën

Ish-eprori dhe invalidi i luftës së UÇPMB-së, Bajram Arifi, në një postim të tij ka shkruar se  e drejta mbi korrigjimin e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës, është një e drejt politike e domosdoshme e cila herët a vonë duhet të ndodh. Kjo çështje as sesi nuk guxon që të baraspeshohet apo të tërhiqet paralele me Veriun e Kosovës, pasi që çështja e Veriut të Kosovës është çështje e brendshme e Kosovës dhe më së miri për këtë çështje do të vendos vet Kosova, me bashkësinë ndërkombëtare dhe me aleatët e saj historik. Çështja e korrigjimit të kufirit sa i përket rreth çështjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, edhe pse e vonuar është më se e nevojshme e cila nuk guxon të lihet për ndonjë moment tjetër historik për këto arsye, apo te lihet ne mëshirën e Riza Halimit e Sali Berishës. Politikanë, deputetë, akademikë dhe ekspertë shqiptarë dhe të huaj që deklarohen për mos bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, janë në shërbim të politikave dhe qëllimeve sllavo-ruse,…

 

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja e kanë të drejtën historike të pa diskutueshme që të i kthehen trungut të saj etnik e autokton të Kosovës, pjesë e së cilës ishte historikisht, deri me vitin 1956 qe politika fashiste, komuniste ndau nga trungu i Kosovës dhe ja bashkoi Serbisë.  Ideja për bashkëngjitjen e kësaj pjese me Kosovën nuk është ide e re,dhe kush është  kundër kësaj ideja mundemi lirisht të themi që doni me qëllim ta lini kosoven lindore nën çizmen e serbit… dhe mundoheni të çoni ujë në mullirin e serbëve e rusëve.

Kjo e drejt bashkimi me Republikën e Kosovës po na mohet qe tri 3 decenie. Kjo popullatë e ka dëshmuar me Referendumin e 1-2 marsit të vitit 1992. Populli votoi 98% që u deklarua në mënyrë demokratike me të drejtën e bashkimit  me Kosovën. Përpjekja për liri krahas vëllezërve të tyre në luftën e Kosovës nuk mungoi. Lufta çlirimtare e UÇPMB-së ishte një përpjekje për çlirim dhe bashkim me Kosovën që fatkeqësisht nuk u realizua. Ne dhamë 28 dëshmor e qindra të plagosur për bashkim me Kosovën

Shteti serb me politikat e saja shtetërore në vazhdimësi po zbaton politikat rreth qëllimeve të saja mbi spastrim etnik të kësaj pjese shqiptare, edhe atë ka arritur që pjesërisht këtë qëllim të saj nacional të e realizoj, popullatën e Medvegjës e ka shpërngulur thuaj se tërësisht. Prej vitit 1878 Serbia dëboi qindramijëra shqiptarë, vrau e masakroi, dogji me ttemel mbi 700 fshatra shqiptare nga Nishi, Leskovci, Surdulica,= Vlladickihani, Vraja e vende të tjera. Shqiptarët ende posedojnë dukumentet e pronave të tyre, qe i larguan me vrasje.

Në qytetin e Bujanocit ka arritur që strukturën nacionale mes asaj shqiptare dhe serbe të e përgjysmoj, me vendosjen e kolonëve serbë të sjell nga viset ndryshme të ish-Jugosllavisë.

Pjesën e fshatrave të Malësisë së mbi Preshevës dhe Bujanocit i ka shkatërruar dhe djegur me dhjetëra fshatra shqiptare gjatë viteve 1999-2001 dhe i ka pamundësuar kthimin popullatës shqiptare në shtëpitë e tyre,

Sistemin politik lokal e mban nën kontroll të saj, përmes të cilëve realizon edhe projekte në dëm të shqiptarëve edhe në nivel të qeverisjes lokale dhe duke shtrirë ndikimin direkt në shumicën e subjekteve politike lokale, po ndikon direkt drejt shpërnguljes së popullatës shqiptare si dhe uljen e atdhedashurisë, rrjedhimisht ndjenjën e të qenurit shqiptar dhe të mbi ekzistencës së kësaj etnie autoktone në këto troje.

Duke parë me dhjetëra dukuri negative që janë duke u zbatuar dhe po zbatohen rrjedhimisht do të shkonin në dëm të popullatës shqiptare të Kosovës Lindore, çështja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk guxon të shtyhet për ndonjë rast tjetër historik. Nuk ka garanci se vetë kjo popullatë di të organizohet dhe të rezistoj në të gjitha format për të kërkuat të drejtën e saj historike, bashkim me Kosovën.

Politikanë, deputetë, akademikë dhe ekspertë shqiptarë dhe të huaj që deklarohen për mos bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën, janë në shërbim të politikave dhe qëllimeve sllavo-ruse,… Në luftën e vitit 1999-2001 të UÇPMB-së, ishte po Prishtina dhe Tirana që kërkuan krahas të tjerëve çarmatosjen e kësaj ushtria kryengritëse shqiptare, duke justifikuar me të njëjtën arsyetim se po dëmtohet çështja e Kosovës, dhe prapë kjo popullatë mbeti peng i proceseve të Kosovës, duke heshtur vetëm për çështjen e Kosovës që të e shihte më mirë Kosovën, kurse veten duke lënë në robëri. Edhe në rrjedhat e thuajse dy dekadave të fundit edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, çdo përpjekje sado e vogël që patriot të ndryshëm të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë munduar që të bëjnë diçka në dobi të çlirimit të tyre u penguan nga Prishtina, me të njëjtin arsyetim se po dëmtoni proceset shtetformuese të Kosovës.

(Bajram Arifi, ish komandant Bala, invalid lufte)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti, pranoi një telefonatë nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkon zbatimin e AKS-së, pa vonesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga kryetari Francës, Emmanuel Macron. Ai …