Ministrja, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë - Turqi

Ministrja, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë – Turqi

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë – Turqi që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Në fjalën e saj, Bajrami tha se Kosova është e interesuar t’i forcojë marrëdhëniet ekonomike me Turqinë, dhe forumet sikur ky janë një mundësi e mirë që bizneset tona t’i forcojnë bashkëpunimet në sektorë të ndryshëm të industrisë. “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të krijojë një mjedis të përshtatshëm për investime në Kosove”, tha mes tjerash ajo. Ministrja e Tregtisë tha se Kosova ka krijuar një stabilitet politik dhe ekonomik dhe ligje të cilat jo vetëm që krijojnë lehtësira për investime, por krijojnë një ambient të përshtatshëm për të bërë biznes. “Duke qenë vend me 70% të popullsisë nën moshën 35 vjeçare, Kosova ofron fuqi punëtore të arsimuar dhe konkurruese me vendet e rajonit”, tha ministrja.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …