Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka arritur në Nju Jork

Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbërritur në Nju Jork. Ajo do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministrja Xhaçka do të mbajë disa takime dypalëshe me homologët nga, Japonia, India, Finlanda etj., si dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete  të nivelit të lartë. Bëhet fjalë për organizime si: Takimi i Komisionit të Partneritetit Karta e Adriatikut – SHBA, Takimi Ministror i Grupit Feminist për Politikë të Jashtme, si dhe Simpoziumi Gratë, Paqja dhe Lidershipi: Arritja e Paqes dhe Sigurisë së Qëndrueshme përmes Lidershipit të Përgjegjshëm ndaj Gjinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …