leoni

Ministrja, Hykmete Bajrami

Ministrja, Hykmete Bajrami: Do të vazhdojë reciprociteti me Serbinë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami,  ka shprehur keqardhjen që për shkak të aplikimit të reciprocitetit me Serbinë, mërgimtarët që udhëtojnë nga Serbia për në Evropë dhe anasjelltas mund të kenë probleme. Ajo ka sqaruar se marrëveshja e CEFTA-s nuk po respektohet nga Serbia dhe fajtor për këtë situatë janë vetë autoritetet serbe. “Sinqerisht me vjen keq, për çdo problem që mund të kenë ata rrugës nëpër Serbi për të ardhur në vendlindjen e tyre në Kosovë dhe kërkoj mirëkuptimin e tyre.  Sa u përket autoriteteve serbe, ju lutem po flasim për reciprocitet çka d.m.th. Serbia u ka vënë kompanive kosovare një barrierë të tillë që 8 muaj. Për 8 muaj rresht ne kemi biseduar në CEFTA dhe në Bruksel por të mos ardhur deri te kjo situatë. Këtu fajtore janë autoritetet serbe dhe askush tjetër! Serbia nuk duhet asnjëherë ta harroj sa eksporton në Kosovë, gjithashtu edhe pse “nuk e pranon” ne jemi shtet. Sa i përket deklaratave që nuk po respektohet CEFTA, nëse Serbia nuk e respekton marrëveshjen e CEFTA-s si mund të na thotë neve që s’po e respektoni”, ka shkruar ministrja Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …