Policia e Kosovës i është përgjigjur deklaratave të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili kishte pyetur pse policia e Kosovës u tërhoq nga shtëpia e kryeministrit kur aty u hodh koktej molotovi nga protestuesit, në ditën kur Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës. Në përgjigje të deputetit Haradinaj, Policia e Kosovës bën me dije të gjitha veprimet e saja, duke i përfshirë ato të ofrimit të sigurisë ndaj rezidencës së Kryeministrit, i ka realizuar konform autorizimeve dhe procedurave të parapara ligjore. Referuar legjislacionit në fuqi, që nga data e emërimit te z. Mustafa si Kryeministër i vendit, i është caktuar ofrimi i sigurisë së tij dhe rezidencës 24 orë 7 ditë në javë. Policia e Kosovës në bazë të përgjegjësive të saja edhe në ditën e specifikuar ka ofruar siguri për rezidencën e Kryeministrit, me pjesëtaret e PK-se të cilët kanë qenë të caktuar me detyrë në perimetrin e brendshëm të rrethojës së rezidencës së Kryeministrit, të cilët atë ditë kanë arritur të intervenojnë në fikjen e koktej molotovit të hedhur drejt rezidencës së Kryeministrit. Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët pa dallime se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionit në fuqi”, thuhet në sqarim.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …