I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Matthew Palmer, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit Shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, sot do të jenë në Kosovë për vizitë dy ditore. Në agjendën e publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë nuk bëhet e ditur nëse emisari evropian për dialogun do të takohet me përfaqësues të partive opozitare. Në agjendën e takimeve të Lajçak në Prishtinë figurojnë vetëm takimet me krerë shtetëror si: kryetarin Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të shtetit. Aty tutje theksohet se për këtë vizitë Lajçakut do t’i bashkohet edhe Palmer, ku më 1 qershor do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
