Luka Misetic

Mishetiq: Janë 102 nga rreth 200 dëshmitarë, për të cilët nuk kemi asnjë informacion dhe nuk dimë kush janë ata

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, ka deklaruar sot në Gjykatën e Hagës  se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nuk i ka të gjithë informacionet e nevojshme. Në konferencën e gjashtë statusore, ai ka thënë se mbrojtja po kërkon informacione, veçanërisht për dëshmitarët që ka prezantuar prokuroria. Ne po kërkojmë materiale të cilat ne mund t’i kategorizojmë, kur të kemi të gjitha dëshmitë. Ne do të kategorizojmë se çfarë na duhet për të prioritizuar për hetimet tona. Po, ka pasur volum të madh të materialeve që janë nxjerrë, por shumica e këtyre materialeve nuk mund të jetë e rëndësishme për të gjithë të akuzuarit. Nxjerrja e dokumenteve në letër nuk e ndihmon mbrojtjen, nuk ne nuk e kemi të gjithë informacionin. Në këtë fazë, janë 102 nga rreth 200 dëshmitarë, për të cilët nuk kemi asnjë informacion”, ka deklaruar Mishetiq.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …