Brickos

Mitsubishi – Hitachi i interesuar për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci priti në takim përfaqësuesit e kompanisë Mitsubishi-Hitachi për rajonin e Evropës, Dr. Mattias Jochem, Dr. Martin G. Eckert, Dr.ing Patrick Weckes si dhe zëvendës ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë Znj. Christina Gehlsen.

Në takim u diskutuan projektet energjetike, të cilat është duke i zhvilluar Kosova dhe mbi këtë bazë u identifikuan mundësitë të cilat hapen për kompanitë e njohura ndërkombëtare siç është Mitsubishi- Hitachi.

TC “Kosova e Re’ është projekti më atraktiv për të cilin kompania ka shprehur interesim për pjesëmarrje në fazën e ndërtimit, duke potencuar referencën dhe eksperiencën shumëvjeçarë në projektet e ngjashme në mbarë botën.

Me këtë rast, përfaqësuesit e kësaj kompanie përgëzuan ministrinë për rritjen e nivelit të efiçiencës duke e bërë projektin të pranueshëm edhe me rregullat e reja për financim nga Agjencitë për Kreditimin e Eksportit të aprovuara nga OECD, në nëntorin e vitit të kaluar.

Ministri Stavileci nga ana e tij, potencoi edhe një herë se ky projekt adreson sigurinë e furnizimit me energji, si një nga sfidat më të mëdha që kanë ndërmarrësit në Kosove si dhe paraqet një shembull  të mirë për tërheqjen e kapitalit privat dhe investimeve të huaja direkte në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …