Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në veri dhe jug të Mitrovicës

Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për përmirësimin e ambientit të biznesit gjë që është reflektuar edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore, e cila reflekton në statistika të grave pronare të bizneseve, të cilat janë regjistruar në vitin 2015, ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi.

Këto komente, Zëvendësministrja Zogaj-Gashi i bëri në konferencën “Përkrahja e ambientit të biznesit për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, që u mbajt në Mitrovicë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, lokale dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Me këtë rast, Zogaj-Gashi përkujtoi se me iniciativën e kryeministrit është bërë ligji për regjistrimin e patundshmërive, bashkëpronare edhe gratë, me çka inkurajohen qiftet e reja që nga fillimi i krijimit të pronës ta gëzojnë të drejtën e regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve.

Sipas saj, Qeveria synon që kjo masë të sigurojë shtysat e nevojshme për një zbatim më të mirë të ligjit në tërësi, një trajtim të barabartë të bashkëshortes, partneres dhe gruas.

Në këtë linjë, Zogaj- Gashi ka përmendur edhe “Udhëzimin Administrativ për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të Përbashkët, në Emër të dy Bashkëshortëve, pa pagesë”, si masë afirmative.

Numri dy i MZHE-së po ashtu ka vlerësuar se miratimi i ligjit për Trepçën dhe atij për Investime Strategjike, do të mundësojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe lehtësimin e procedurave, respektivisht rritjen e interesimit të investitorëve të huaj për investime në Kosovë.

Ndryshe, projekti “Përkrahja e ambientit të biznesit për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes programit regjional të BE-së dhe bashkë financuar nga Komuna e Mitrovicës Jugore dhe Fondacioni MOTT.

Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D&G Solutions.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …