Për nder të 28 Nëntorit në Deçan është hap ekspozitë më veprat e 20 artistëve Profesional

Në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, është  hap ekspozitë nga Shoqata e Artistëve  Aplikativ dhe Figurativ e  Rajonit të Pejës, Ekspozitë e Kolonisë së Artistike  ,,Deçani 2016 ’’. Në këtë ekspozitë janë ekspozuar veprat e 20 Artistëve Profesional që morën pjesë në këtë Koloni të Artistëve. Në hapjen e kësaj Ekspozite i pranishëm ishte i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, njerëz të artit dhe kulturës, piktor të cilët kanë ekspozuar punimet e tyre. Deçani është kudo i njohur më njerëz  të vlerave të larta të artit dhe kulturës, andaj edhe hapja e kësaj ekspozite në Deçan dëshmon se Artistet kanë rendësi dhe vlerë të lartë. Komuna e Deçanit është dukë bërë përpjekje që në një të ardhme të afërt të gjejë një mundësi në Pallatin e Kulturës ,,Jusuf Gërvalla” të ketë një Atelie ku të gjithë piktorët të kenë një vend të përbashkët për idetë dhe kreativitetin e tyre. Edhe kryetari i shoqatës z.Haxhi Kastrati, duke falënderuar komunën Deçanit  për mbështetjen, ai tha se ne shpresojmë që në të ardhmen të hapim edhe ekspozita tjera në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …