Urimi i Komunës së Skenderajt me rastin e 28 Nëntorit

Në urimin e komunës së Skenderajt me rastin e festave të nëntorit thuhet:

Në ditët e mëdha të historisë sonë kombëtare në zemrat tona mbizotëron krenaria për të kaluarën tonë të lavdishme, krenaria për breza të tëra atdhetarësh që luftuan e u sakrifikuan për tokën tonë. Dita më e rëndësishme e përpjekjeve tona shekullore pa dyshim është 28 Nëntori. Ne festojmë këto ditë 104 vjetorin e lindjes së shtetit shqiptar, Ditën e Flamurit, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljen Publike te UÇK-së, ngjarje këto që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.

Këto ngjarje na japin energji të reja për të vazhduar përpara me ndërtimin dhe modernizimin e vendit tonë, synim ky i kamotshëm i brezave të tërë atdhetarësh që dhanë gjënë më të shtrenjtë; jetën, në shërbim të këtij ideali.

Në këtë festë të madhe përkulemi para Dëshmorëve, veçanërisht para Komandantit Legjendar Adem Jashari, përkulemi para të gjitha familjeve të dëshmorëve, çmojmë invalidët dhe veteranët e luftës për veprat e tyre madhështore në shërbim të kombit, respektojmë të gjithë ata që në çdo formë kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Edhe sot një pjesë e luftëtarëve të UÇK-së, ndër të cilët edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku po ndiqen me pa të drejtë, por me kalimin e kohës kontributi i luftëtarëve të lirisë do të çmohet edhe më shumë se sot.

Lë të jetë kjo festë burim frymëzimi për ecjen tonë të përbashkët drejt aspiratave legjitime për jetë më të mirë për të gjithë.

Lë të jetë kjo festë nxitje për krijimin e një të ardhme të sigurt për fëmijët tanë, thuhet në urimi n e komunës së Skenderajt me rastin e festave të nëntorit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …