Mjekët specialistë protestojnë sot pranë Ministrisë së Shëndetësisë, për mos mbajtjen e premtimeve ndaj tyre

Specializantët protestojnë sot pranë Ministrisë së Shëndetësisë, për mos mbajtjen e premtimeve ndaj tyre

Specializantët, kanë paralajmëruar protestë, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën në ora 12:00. Thonë se edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, por edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u kishin premtuar se nga janari ata do të sistemohen në vende të punës dhe do të marrin pagë, por sipas tyre një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. “Me 26.02.2018, në ora 12:00, do të këtë protestë të mjekëve specializantë, pranë Minstrisë së Shëndetësisë, për shkak të mosrealizimit të premtimeve të ministrit Ismajli dhe kryeparlamentarit Veseli, se nga 1 Janari asnjë specializant nuk do të mbetet pa pagë”, thuhet në njoftimin e tyre. Ndërkaq, Ministri i Financave, Bedri Hamza, pati deklaruar se buxheti për shëndetësi do të jetë mbi 200 milionë euro, dhe brenda këtij buxheti do të paguhen të gjithë specializantët.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj zhvillon takime politike pas dështimit të votimit të qeverisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së fundmi është përfshirë në diskutime politike rreth formimit …