Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Kadri Veseli, si gjithnjë optimist, sidomos tani me konsensus për demarkacionin

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është bindur se pas gjetjes së konsensusit me partitë shqiptare të mërkurën do të kalojë marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. “Pres të kalojë, për arsye se presin qytetarët e vendit tonë. Askush nuk ka të drejtë që t’i bllokojë qytetarët në rrugëtimin e vet drejt Bashkimit Evropian, liberalizimin e vizave, forcimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës. Lajm i mirë është se kemi arritur një konsensus. Ka vetëm më shumë se një muaj përpjekjesh dhe më në fund është kurorëzuar shumë mirë dhe tani më një pjesë e opozitës dhe pozita ka një gjuhë të përbashkët në ratifikimin e marrëveshjes së shënimit të kufirit, por presim edhe reflektim nga kolegët e lëvizjes “Vetëvendosje” edhe Listës Serbe, në mënyrë që ditën e mërkurë ta përfundojmë”, ka thënë ndër të tjerash kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …