MKRS investon 500 mijë euro për sportin në Ferizaj

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Në këtë takim, mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt janë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi për mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Ndërtimi i Sallës Sportive në Greme të Ferizajt” për të cilin MKRS-ja investon 300 mijë euro dhe “Renovimin e stadiumit të futbollit në Ferizaj” për të cilin MKRS-ja investon 200 mijë euro, investime të cilat do të bëhen gjatë vitit 2018. Ministri Gashi tha se këto investime po bëhen me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive. “Pas këtyre investimeve të rinjtë e Ferizajt dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive. Ne si Ministri jemi të përkushtuar që të ndihmojmë komunat në realizimin e projekteve kapitale në plotësimin e infrastrukturës sportive. Edhe memorandumet e nënshkruara sot me kryetarin Aliu janë në këtë vazhdë”, u shpreh ministri Gashi. Ai po ashtu tha se bashkë me kryetarin Aliu u dakorduam që bashkërisht të fillojmë procedurat që Komuna e Ferizajt të bëhet Qendër Rajonale e Trashëgimisë Kulturore. Gjithashtu ministri Gashi veçoi “Sot është ditë e veçantë për të gjithë artdashësit e në veçanti për të rinjtë e Ferizajt, sepse sot bashkë me kryetarin Aliu u dakorduam edhe për përmbylljen e projektit për Qendrën Rinore në mënyrë që të rinjve tu krijohet hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Po ashtu ne u zotuam edhe për mbështetje të fuqishme për Festivalin e Teatrit. Jemi të interesuar që brenda vitit 2018 të bëjmë një ligj të ri për teatrot në mënyrë që aktorët të hyjnë në listën e pagave dhe që aktivitetet e teatrove komunale të përkrahen financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …