MKRS-ja dhe IAK-u, memorandum me Kolegjin UBT

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Institutit Arkeologjik i Kosovës, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin UBT, nëpërmjet të cilit palët pajtohen që të zhvillojnë programe bashkëpunimi, shkëmbimi akademik dhe programe hulumtuese.

Qëllimi i Memorandumit është shkëmbimi i përvojave dhe krijimi i hapësirave që studentët e UBT-së të realizojnë punë praktike në institucionin e MKRS-së dhe IAK-ut, ndërsa UBT-ja në kuadër të programeve dhe trajnimeve t’u ofron mundësi participimi në përputhje me politikat e përcaktuara të institucionit.

Po ashtu, palët janë dakorduar që të realizojnë projekte të përbashkëta kërkimore dhe hulumtuese.

Sipas këtij Memorandum Bashkëpunimi, UBT-ja vë në dispozicion MKRS-së dhe IAK-ut programe dhe trajnime, të cilat kanë për qëllim ngritjen dhe avancimin e stafit të tyre, në përputhje me një politik të miratuar nga të dy palët paraprakisht.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se ky memorandum është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e raporteve mes institucioneve tona kulturore dhe atyre të pavarura arsimore, në funksion avancimit të fushave të interesit të përbashkët dhe krijimit të mundësive dhe hapësirave për bashkëpunim.

Ndërkaq rektori i këtij kolegji, Edmond Hajrizi, u shpreh se ky memorandum ka domethënie të veçantë për Kolegjin UBT, sepse krijon mundësi për studentët e tij dhe njëkohësisht ofron mundësi për bashkëpunim të ndërsjellët në fushat specifike me institucionet përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …