MMPH: Ferat Shala priti ne takim ekipin mbikëqyrës të Bankës Botërore

MMPH: Ferat Shala priti ne takim ekipin mbikëqyrës të Bankës Botërore

Sot në hapësirat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ushtruesi i detyrës së Ministrit,  Z. Ferat Shala priti ne takim ekipin mbikëqyrës të Bankës Botërore të kryesuar nga  Znj. Katelijin van den Berg, specialiste e ambientit  dhe Z. Jiang Ru, po ashtu specialist i ambientit. Ky ekip ka mbikëqyrë ndërtimin kanalizimit ne Hadën e re. Znj. Den Berg theksoi se është e impresionuar me rrjedhën e implementimit te kontratës per kanalizimin ne Haden e Re. Po ashtu, ajo njoftoi ministrin se BB është duke bere raportin se si janë respektuar procedurat e BB rreth zhvendosjes se Lagjes Shala. Ajo theksoi se gjate inspektimit tone nuk kemi gjetur shkelje dhe se projekti po ecën mirë. Më tej theksoj se jemi të kënaqur  me nivelin e bashkëpunimit me nivelet drejtuese dhe nivelet tjera respektive të kësaj ministrie. Ushtruesi i detyrës së ministrit z.Shala falënderoji përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe siguroj se bashkëpunimi do të jetë i mirë ashtu siç ka qenë deri më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …