Ministri Zharku, priti në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë

Ministri Zharku, priti në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, të kryesuar nga shefi i këtij institucioni, Zhak Minen. Në këtë takim u bisedua për ecurinë e zhvillimit të projekteve strategjike të Ministrisë së Infrastrukturës dhe për nevojat buxhetore të domosdoshme të MI-së për realizimin e këtyre projekteve. Në veçanti u bisedua për punimet që po zhvillohen në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, për mundësitë e financimit të autostradës së re Prishtinë-Gjilan, projektin e rrugës N9 Prishtinë – Pejë, projektin Gjurgjicë – Klinë, projektin Skënderaj-Drenas, rikonstruktimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, si dhe për projekte të tjera infrastrukturore. Po ashtu, u bisedua edhe për mundësinë e investimit në përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës hekurudhore dhe për aviacionin civil – shërbimet ajrore të navigimit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …